Kjo anketë përfaqëson një hulumtim që është pjesë e kampanjës “Fer është kur është fer për të gjithë”, të cilën e zbaton Koalicia Të gjithë për gjykim të drejtë. Qëllimi i kësaj kampanje është të marren të dhëna për statusin e standardeve për një gjykim të drejtë në Republikën e Maqedonisë. Anketa është anonime. Për ta plotësuar do t`ju duhet 5 minuta. Ju falëndrojmë.
Qëllimi i kësaj kampanje është imformim dhe promovim të të drejtave themelore të gjithë pjesëmarrësve në një procedurë penale, me vështrim të veçantë në të drejtën për një gjykim të drejtë dhe fer, të parashikuar në Kushtetutën e RM-së, në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si edhe në legjislacionin procedural vendas. Rezultatet që priten të arrihen me këtë kampanjë janë:
Civika mobilitas e përkrah shoqërinë civile në promovimin e ndryshimeve shoqërore në fusha (strategjike), siç janë: qeverisja e mirë, decentralizimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile. Gjithashtu, përkrahet shoqëria civile edhe në drejtimin e tre “temave transverzale”: çështjet gjinore, marrëdhëniet ndëretnike dhe migracioni. Të gjitha rajonet dhe komunat janë të rëndësishme për Civika mobilitas, e cila do të përpiqet t'i zvogëlojë dallimet rajonale dhe sektoriale në zhvillimin e shoqërisë civile. Zhvillimi institucional i menduar mirë dhe me kujdes si edhe forcimi organizativ duhet të kontrubuojnë edhe në zhvillimin e tërë shoqërisë civile si sektor, si edhe në forcimin e vet organizatave civile.
Neni 6 i KEDNJ - Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
E drejta për një gjykim të drejtë
ul. Makedonija 11/2-10, 1000 Skopje, R. Makedonija
tel/faks: +389 2 6139874
contact@all4fairtrials.org.mk
www.otvorenosudstvo.org.mk
www.all4fairtrials.org.mk